Ndërron jetë babai i ish-komandantit i UÇK-së, Specialja në Hagë i refuzon kërkesën për ta takuar

Ndërron jetë babai i ish-komandantit i UÇK-së, Specialja në Hagë i refuzon kërkesën për ta takuar

Babai i ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa Salih ka ndërruar jetë mëngjesin kësaj të enjte. Mediat në Kosovë raportojnë se Jahja Mustafa, prej disa kohësh ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Për këtë arsye edhe Salih Mustafa, kishte bërë kërkesë Gjykatës Speciale në Hagë për të vizituar të atin- kërkesë e cila u refuzua nga këta të fundit. Pas lajmit nga ndërrimi nga jeta dhe refuzimit të kërkesës nga Specialja, ka reaguar Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo është shprehur e indinjuar me Gjykatën Speciale, e cila nuk e lejoi Mustafën ta vizitonte babanë e tij derisa ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Këtë gjykatë, Çitaku e ka quajtur “të turpshme”, duke theksuar se kjo nuk është as drejtësi e as njerëzi. “Baba...