Burimi:
sot.com.al

Foto © sot.com.al
Moti i keq godet Serbinë, reshjet e borës dhe shiut vështirësojnë qarkullimin e mjeteve
Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të Serbisë. Reshjet e borës dhe shiut kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin me automjete në vend. Në disa fshatra në rajonin e Valjevës, bora e dendur po rëndon mbi telat e energjisë elektrike dhe po thyen pemët që bien mbi linjat e energjisë, duke shkaktuar avari në rrjetin e tensionit të ulët, duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë ndërprerje të energjisë elektrike. Rrugët shtetërore janë të kalueshme, edhe pse për mjetet e tonazhit të rëndë është dhënë njoftimi që të shmangin udhëtimin nga rrugët malore. Mediat serbe raportojnë se një autobus me targa maqedonase mbrëmjen e djeshme ka dalë plotësisht nga autostrada pranë lokalitetit Dobanovc. Sipas raportimeve, shoferi i një autobusi tjetër është ndalur për të ofruar...







