Moti i keq godet këtë vend/ Rrugët kthehen në lumenj, rrjedha e ujit merr para makinat

Moti i keq godet këtë vend/ Rrugët kthehen në lumenj, rrjedha e ujit merr para makinat

Moti i keq ka përfshirë Greqinë. Reshjet e dendura të shiut i kanë kthyer rrugët në lumenj, duke bllokuar rrugët. Gjithashtu zona të ndryshme janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Autoritetet kanë njoftuar bllokimin e Metrosë. Ndërsa rruga Kypseli është e bllokuar totalisht pasi është kthyer në një rrezik për qytetarët. Shirat e rrëmbyeshëm kanë marrë para edhe automjetet duke shkaktuar një situatë kaotike.