Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Moti i keq gjunjëzon Kosovën/ Përmbytje, dëme dhe pezullim i mësimit
Rifillimi i mësimit pas pushimit dimëror është shtyrë në gjithë vendit si pasojë e vështrimeve të mëdha që kanë shkaktuar dëme në disa qytete të Kosovës, njoftuan autoritetet. Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi të martën rreth mesnatës së mësimi – i paraparë të rifillonte sot – është shtyrë për të hënën e 12 janarit. Reshjet e mëdha në ditët e fundit nxitën përmbytje duke shkaktuar dëme në prona dhe infrastrukturë, evakuime, si dhe vështirësi në komunikacion. “Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe, bazuar në informacionet e pranuara nga terreni, është konstatuar se fillimi i procesit mësimor i paraparë për ditën e enjte është i pamundur”, shkroi Nagavci në...