Me kallashnikov në dorë në mes të qytetit/ Terrorizoi qytetarët në Podujeve, arrestohet autori pas të shtënave me armë
Kosovë- Të shtëna me armë zjarri u raportuan në qendër të Podujevës, duke shkaktuar panik e terror tek kalimtarët. Sipas mediave në Kosovë, një person është parë me kallashnikov në dorë dhe qëlluar në ajër. Fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar. Autori i dyshuar tentoi t’i ikë policisë, por më pas u lokalizua nga autoritetet. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Burimi:
sot.com.al