Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
LVV e Albin Kurtit fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë! LDK merr përgjegjësinë e humbjes
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tha se procesi zgjedhor ishte i rregullt, pa ndonjë incident. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 44%. Lëvizja Vetëvendosja e udhëhequr nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nga mbi 95% të votave të numëruara, Partia e Albin Kurtit, fitoi rrth 49,8% të votave. Subjekti i dytë politik renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka fituar pak më shumë se 21%. Partia e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), me rreth 13.8%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka fituar pak më pak se 6% të votave. Lista Srpska, që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka fituar rreth 3.5% të votave....