LDK ‘fajëson’ Vetëvendosjen për çështjen e presidentit, Abdixhiku: Procesi është kompromentuar

LDK ‘fajëson’ Vetëvendosjen për çështjen e presidentit, Abdixhiku: Procesi është kompromentuar

Përplasjet për zgjedhjen e presidentit të Kosovës janë ashpërsuar edhe më shumë. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha të enjten se procesi tashmë është “kompromentuar” dhe se nuk sheh më arsye për takime të tjera mes partive. Sipas tij, kjo ndodhi pasi nga Presidenca u tha se kryeministri Albin Kurti i kishte ofruar Vjosa Osmanit një propozim që, nëse dështon zgjedhja e presidentit dhe vendi shkon në zgjedhje, përgjegjësia t’i mbetet opozitës. “Procesi është kompromentuar tani. Mbrëmë kuptova nga deklarimet e Presidencës se deri sa ne kemi qenë në biseda, ata kanë shkuar kanë kërkuar fajësime për opozitën. Në një anë je në tavolinë me dikë, në anën tjetër bën skenar të fajësimit. Ky është kompromentim i rëndë i procesit, prandaj s’shoh arsye të kemi...