Lajm i mirë/ Pensionistëve kontributpagues do t’iu njihen diplomat edhe pas janarit 1991
Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm një nen të një udhëzimi administrativ që kërkonte nga pensionistët kontributpagues të dëshmonin nivelin e shkollimit para 1 janarit të vitit 1991 me qëllim që të përfitonin nga kriteri i kualifikimit. Supremja tha se ka shfuqizuar paragrafin 5 të nenit 5 të një udhëzimi administrativ të miratuar më 2015, që rregullon kategorizimin e kategorizimin e shfrytëzuesve të pensionit kontribut-pagues sipas strukturës kualifikuese dhe kohëzgjatjes së pagesës së kontributeve. Sipas këtij neni, pensionistët duhej të dëshmonin kualifikimin e tyre arsimor – qoftë të mesëm, të lartë, universitar dhe pasuniversitar – të fituara para kësaj date. “Gjykata vlerëson se dispozita e kontestuar, e cila kërkonte që dëshmitë për kualifikim arsimor të jenë të fituara para datës 01.01.1991, nuk...
Burimi:
sot.com.al