Kuvendi ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, projektligji për buxhetin shqyrtohet të hënën

Kuvendi ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, projektligji për buxhetin shqyrtohet të hënën

Marrëveshja e miratuar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian kap vlerën e 882 milionë eurove. Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor – për periudhën 2024-2027 – është në vlerë të 6 miliardë eurove. Nëse analizohen ndarjet buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro – 253 milionë si grant dhe 629 milionë euro në formë të kredisë – që do të thotë se përfiton më së shumti fonde në rajon për kokë banori. Kuvendi i ka ratifikuar të dyja marrëveshjet e nevojshme për t’i siguruar fondet: atë që e mundëson paketën e planit dhe planin e reformave dhe tjetra për marrëveshjen e kredisë. Pas votimit në Kuvend, Zyra e BE-së në Kosovë ka mirëpritur ratifikimin e marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes. “Kjo i hap...