Kurti nis zyrtarisht mandatin e tretë qeverisës, ja premtimet e kryeministrit
Kryeministri Albin Kurti prezantoi në Kuvend programin e qeverisjes për mandatin e ardhshëm, duke vendosur theksin mbi katër fusha kryesore: mbrojtjen, ekonominë, politikën e jashtme dhe çështjet sociale. Ai njoftoi se qeveria planifikon të investojë 1 miliard euro në sektorin e mbrojtjes gjatë katër viteve të ardhshme, duke forcuar aleancat strategjike, shtuar numrin e rekrutimeve dhe rritur praninë e oficerëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Mes masave të propozuara janë aktivizimi i fabrikës së municionit, zhvillimi i industrisë vendore të mbrojtjes dhe prodhimi i dronëve luftarakë, me qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe vetëqëndrueshmërisë së shtetit. Në politikën e jashtme, Kurti theksoi vazhdimin e dialogut me Serbinë në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, duke e paraqitur këtë si një proces...
Burimi:
sot.com.al