Kryetari i KQZ voton i pari në zgjedhjet e parakohshme/ Thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Të shfrytëzojnë të…

Kryetari i KQZ voton i pari në zgjedhjet e parakohshme/ Thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Të shfrytëzojnë të…

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniçi, pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Ai ka thënë para mediave se përkundër kohës së shkurt dhe sfidave, janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe gjithçka është gati sa i përket KQZ-së. “Dje e kemi pas procesin e votimit në diasporë dhe gjithçka ka shkuar qetë sipas njoftimeve. Uroj që të jetë një ditë e qetë dhe e mbarë për të gjithë dhe procesi të mos ketë asnjë problem”, ka thënë ai. Radoniçi ka thënë se pa përfshirë Amerikën dhe Kanadanë, numri i atyre që kanë votuar në diasporë është mbi 15 mijë.