Kreu i ILD-së zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë

Kreu i ILD-së zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i shoqëruar nga trupa inspektuese e ILD-së, ka zhvilluar një vizitë pune në Prishtinë, ku pati takime me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe trupën akademike të Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Prishtinës. Metani zhvilloi takim me kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepin dhe gjyqtarin e Gjykatës Supreme, Qerim Ademaj. Gjatë takimit, kreu i ILD-së, Artur Metani u ndal tek roli dhe funksionet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në lidhje me trajtimin e ankesave, hetimet disiplinore dhe inspektimet ndaj magjistratëve. Metani dhe Rexhepi vlerësuan se ndërtimi dhe thellimi i marrëdhënieve profesionale mes dy institucioneve kontribuon në promovimin e standardeve etike dhe profesionale në sistemet e drejtësisë së dy vendeve. Inspektori i Lartë...