Kosovë/ Betohen deputetët e legjislaturës së X-të, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit me 66 vota
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur me 30 minuta vonesë dhe është drejtuar nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (LVV). Fillimisht u formua Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Pas përfundimit të kësaj procedure, deputetët e legjislaturës së dhjetë bënë betimin solemn, duke marrë zyrtarisht mandatin e tyre. Pas betimit, në rend dite ishte zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës me 66 vota. Më pas, seanca vazhdoi me procedurat për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Burimi:
sot.com.al