Kosova, Shqipëria dhe Kroacia bashkojnë ‘forcat’, paralajmërojnë stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia bashkojnë ‘forcat’, paralajmërojnë stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë këtë vit stërvitjen e parë të përbashkët trepalëshe, që do të jetë në përputhje me konceptin strategjik të NATO-s “dhe objektivave euroaltantike”. Kështu tha ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, pasi sot u zhvillua një takim trepalësh i shefave të mbrojtjes të tri shteteve, në kuadër të një deklarate që kanë arritur vitin e kaluar për fushën e mbrojtjes. Takimi në Shqipëri kishte në fokus diskutimet për zgjerimin e bashkëpunimit përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, tha Forca e Sigurisë së Kosovës. Përmes një njoftimi, Forca e Sigurisë së Kosovës tha se gjenerali Bashkim Jashari përfaqësoi Kosovën në këtë takim trepalësh, ku u diskutua për sfidat e sigurisë, thellimin e bashkëpunimit ushtarak, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe avancimin...