Kosova në udhëkryq, dështimi për të zgjedhur presidentin e çon vendin sërish në zgjedhje, ja 3 datat kur mund të mbahen

Kosova në udhëkryq, dështimi për të zgjedhur presidentin e çon vendin sërish në zgjedhje, ja 3 datat kur mund të mbahen

Marsela SHYTIA Kosova mesa duket nuk po gjen dot një rrugë për të dalë nga krizat. Partitë politike në Kosovë nuk kanë arritur konsensusin për emrin e Presidentit të ri, duke futur vendin në një territor të panjohur dhe duke rrezikuar sërish zgjedhje të parakohshme. Dështimi i seancës së Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës i ka hapur rrugë një krize të re politike në vend. Dje Presidentja Vjosa Osmani tha se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit.Në një konferencë për media, Osmani ka thënë se dështimi i deputetëve të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ka shtyrë Kosovën në zgjedhje të reja.  Kjo krizë politike vjen në një moment delikat për Kosovën, që tashmë ka kaluar zgjedhje të parakohshme në...