Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, pse kandidatura e Konjufcës për president e komplikoi procesin

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, pse kandidatura e Konjufcës për president e komplikoi procesin

Marsela SHYTIA Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit Albin Kurti ka propozuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, për president të Kosovës, si dhe u ka bërë thirrje partive të tjera të propozojnë kandidatin e tyre. Konjufca ishte kandidati i vetëm i propozuar, teksa afrohej afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit. Sipas analistëve dhe shumë mediave në Kosovë, mungesa e shumicës së kualifikuar në Kuvend për zgjedhjen e presidentit tregon se procesi ka qenë i planifikuar për të çuar vendin në zgjedhje. Dhe tani duket se Kosova po hyn në një krizë serioze politike me pasoja të mëdha institucionale. Kosova drejt zgjedhjeve Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se për të thirrur një seancë për zgjedhjen e presidentit, nevojiten të paktën dy kandidatë...