Kosova dështon në zgjedhjen e Presidentit, Osmani shpërndan parlamentin, dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme

Kosova dështon në zgjedhjen e Presidentit, Osmani shpërndan parlamentin, dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Në një konferencë për media, Osmani ka thënë se dështimi i deputetëve të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ka shtyrë Kosovën në zgjedhje të reja. “Mbrëmë përpjekjet dështuan. Ky nuk ishte rastësi, as i pamenduar, përkundrazi shumë mirë i kalkuluar dhe i ideuar për fat të keq. Neni 86 presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 dit përpara përfundimit të mandatit. Mandati im përfundon më 4 prill. Kjo d.m.th. që 5 marsi ishte afati i fundit kushtetues, ky afat ka skaduar mbrëmë në mesnatë. Nuk kemi të bëjmë me një debat politik por me një akt të qartë kushtetues. Deputet e kuvendit kanë pasur në dispozicion 23 ditë...