Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, LDK: Nuk votojmë kryetarin e Kuvendit pa marrëveshje…
Deputeti i zgjedhur i Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, deklaroi se i takon partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, të sigurojë votat për formimin e institucioneve. Zemaj, tha se nuk duhet të përsëriten bllokadat si vitin e kaluar. Kjo pasi përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon fituesit të zgjedhjeve. Deputeti paralajmëroi se LDK-ja nuk do të mbështesë asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit pa një marrëveshje politike mes partive. “Asnjëherë nuk i kemi lidhur vendimet tona me emra të përveçëm; krejt çka kemi thënë është se pa marrëveshje politike ne nuk votojmë asnjë kandidat”, tha ai para nisjes së seancës konstituive.
Burimi:
sot.com.al