Ishte shpallur në kërkim për dy vrasje dhe lidhje me bandat kriminale, arrestohet në Prishtinë ‘i forti’ i Danimarkës
Një operacion i Policisë së Kosovës në Prishtinë ka çuar në pranga një nga personat më të kërkuar nga Danimarka. Bëhet fjalë për Liridon Fetahin, i dyshuar për përfshirje në dy raste vrasjesh dhe lidhje me një bandë kriminale daneze. Arrestimi u krye më 23 mars në kryeqytet, pas një pune operative në terren. Në aksion morën pjesë njësia “FAST Kosova”, forcat e rendit dhe Njësia për Reagim të Shpejtë, në një ndërhyrje të koordinuar që përfundoi pa incidente. Sipas burimeve zyrtare, Fetahi ishte në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e një “Red Notice” të lëshuar nga INTERPOL në Danimarkë. një sinjal që përdoret për persona të dyshuar për krime të rënda. Dy ngjarjet për të cilat ai kërkohej datojnë në vitin 2020. Në prill, një...
Burimi:
sot.com.al