Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
I përshirë në rrëmbimine një personi, arrestohet ish-oficeri, ja çfarë ju gjet gjatë kontrollit në banesë
Policia e Kosovës arrestoi një person dhe tha se gjatë bastisjes së shtëpisë gjeti armë e municione. Ai akuzohet për përfshirje në plagosjen dhe rrëmbimin e dyshuar të Millan Vukashinoviq, më 1 nëntor në terrirtorin kosovar. “Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: nëntë telefona celularë, një laptop, tri dokumente të formatit A4, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe një tytë arme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, u tha në raportin 24-orësh të Policisë. Mbrëmjen e 20 dhjetorit, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari, V.M., kishte qenë pjesëtar i Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe më pas ishte integruar...