I dënuar me burg/ Kapet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, pritet ekstradimi në Lituani

I dënuar me burg/ Kapet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, pritet ekstradimi në Lituani

Një 39-vjeçar banues në Kosovë është vënë në pranga në Pikën Kufitare Morinë. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vilnius, Lituani, pasi Gjykata e Vilnusit e ka dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Dëmtimi i papërfillshëm i shëndetit, kërcënimi për të vrarë ose për t’i shkaktuar një personi një dëmtim të rëndë shëndeti ose terrorizmi i një personi”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Lituani, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit.