Haradinaj njofton tërheqjen nga udhëheqja e AAK-së, zgjedhjet e brendshme do të mbahen nga 20 shkurt deri 6 qershor

Haradinaj njofton tërheqjen nga udhëheqja e AAK-së, zgjedhjet e brendshme do të mbahen nga 20 shkurt deri 6 qershor

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se nuk do të kandidojë për udhëheqjen e partisë në zgjedhjet e brendshme partiake. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, Haradinaj tha se zgjedhjet partiake do të mbahen nga 20 shkurti deri më 6 qershor. “Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës”, tha Haradinaj, duke treguar se janë disa arsye për këtë vendim. E para, tha ai, është koha e gjatë në udhëheqje, përkatësisht nga maji i vitit 2000, kur u themelua partia, por edhe rezultati jo i mirë i partisë në dy palë zgjedhjet e fudit më 9 shkurt dhe 28 dhjetor 2025. AAK në zgjedhjet e fundit arriti të siguronte gjashtë vende në Parlamentin e Kosovës. Haradinaj njoftoi se deri...