Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Hapja e Grupit 3, zgjerohet “rrethi i armiqve” të Serbisë, ja arsyet kryesore që po e pengojnë vendin t’i bashkohet BE
Marsela SHYTIA Rrethi i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që kundërshtuan hapjen e Grupit 3 nga Serbia në Bruksel është zgjeruar krahasuar me herën e fundit. Tani, krahas tetë vendeve, Bullgarisë, Kroacisë, Holandës, Finlandës, Suedisë, Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë, edhe Gjermania i është bashkuar grupit. Arsyet janë të ndryshme: mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe dëshira për të “mosforcuar Serbinë”. Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i Bashkimit Evropian (GAC) vendosi dy ditë më parë të mos e hapë Grupin 3 me Serbinë. Ata thanë se vunë re përparim të përgjithshëm, por se do t’i riktheheshin çështjes. Secili prej vendeve që kundërshtoi kishte arsyet e veta, dhe disa prej tyre ishin të nxitura vetëm nga interesa dypalëshe. Arsyet e refuzimit Kështu, Slobodan Zeçeviç,...