Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së/ Vijon mbrojtja e Selimit, pritet të nisë e Krasniqit
Të enjten, ekipi mbrojtës i Veselit përmbylli fjalën e tij, duke argumentuar se ish-kryeparlamentari i Kosovës është i pafajshëm dhe duhet të lirohet. Në të kundërtën, tha avokati tij, “do të ishte padrejtësi e madhe”. Mbrojtja e Veselit ka insistuar se ndaj tij nuk ka prova dhe as dëshmitar të paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Avokatët hodhën poshtë pretendimet e ZPS-së se komunikatat e UÇK-së ishin bazuar në informacionet e inteligjencës nga Veseli si udhëheqës i shërbimit zbulim-kundërzbulim. Pasdite, mbrojtja e Rexhep Selimit nisi fjalën përmbyllëse. Avokati Geoffrey Roberts, tha se klienti i tij është tërësisht i pafajshëm. Ai argumentoi se nuk kishte Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale, siç pretendon Prokuroria. Roberts tha se Selimi luftoi për liri, e jo për pushtet, siç ka argumentuar...
Burimi:
sot.com.al