Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, sot nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit
Ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit nis sot fjalën përmbyllëse në Gjykatën Speciale të Hagës. Në ditën e tretë të fazës përfundimtare te procesit më të madh gjyqësor në Hagë, avokati i Thaçit, Luka Mishetiq do të fillojë shpalosjen e deklaratës përmbyllëse prej orës 9 të mëngjesit. Në ditën e dytë, më 10 shkurt, Prokuroria e Specializuar përmbylli fjalën e saj, duke pretenduar se Hashim Thaçi i kishte gënjyer disa herë ndërkombëtarët dhe duke shtuar se deklaratat e mbrojtjes duhet të merren me rezerva sa i përket UÇK-së dhe rolin e ish-udhëheqësve të saj. ZPS ka thënë se ka pranuar, siç pretendon, mbi pesë mijë prova materiale dhe ka intervistuar mbi 130 dëshmitarë. Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly Ëest ka kërkuar dënimin me burg nga 45 vjet për katërshen e UÇK-së, që në...
Burimi:
sot.com.al