Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Vjosa Osmanit, reagon Vetëvendosja
Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila pezulloi dekretin e Vjosa Osmanit. Nagavci shkruan se kërkesa e LVV-së është e drejtë dhe se argumentet janë të qarta e të bazuara në Kushtetutë. Ajo shton se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është thelbësor për respektimin e rendit kushtetues, funksionimin demokratik të institucioneve dhe garantimin e stabilitetit institucional në Kosovë. “Mirëpresim vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese ndaj dekretit të Presidentes. Besojmë se kërkesa jonë është e drejtë dhe se argumentet tona janë të qarta e të bazuara në Kushtetutë. Presim një trajtim profesional nga Gjykata dhe miratimin e kërkesës sonë. Ashtu siç e kemi cekur edhe në Kërkesë, presim...
Burimi:
sot.com.al