Gjyakata Kushtetuese e Kosovës: Zgjedhja e Rashiç si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese

Gjyakata Kushtetuese e Kosovës: Zgjedhja e Rashiç si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se zgjedhja e Nenad Rashiç në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb në legjislaturën e kaluar, nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit. Në njoftimin për aktgjykimin, Gjykata tha më 28 janar se ky “në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues”. Çështja e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës Më 16 tetor 2025, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – iu drejtua Kushtetueses me ankesë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi i ri...