Fotografimi i votës në Kosovë/ Rasti në Suharekë, policia sjell njoftimin e ‘hekurt’

Fotografimi i votës në Kosovë/ Rasti në Suharekë, policia sjell njoftimin e ‘hekurt’

Policia e Kosovës ka konfirmuar një rast të fotografimit të votës në Suharekë, i raportuar gjatë ditës së sotme. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për mediat në Kosovë se autoritetet janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të verifikuar vërtetësinë e tij. “Sot është raportuar se një person ka fotografuar votën dhe e ka publikuar atë në aplikacionin WhatsApp. Policia, në konsultim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vërtetësisë së rastit”, thuhet në konfirmimin e policisë. Hetimet lidhur me këtë rast janë në vijim.