FOTO-LAJM/ Qytetarët nisin festën në Prishtinë pas zgjedhjeve: E treta, e vërteta…

FOTO-LAJM/ Qytetarët nisin festën në Prishtinë pas zgjedhjeve: E treta, e vërteta…

Qindra e mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët e Prishtinës, teksa këtë të diel u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët janë mbledhur duke festuar me daulle dhe nën tingujt e rrymës popullore, në atë që mund të konsiderohet si atmosfera e paszgjedhjeve të treta në radhë të zhvilluara për këtë vit. “E treta, e vërteta”, shihet në sfond si parrullë, ndërsa qytetarët e Prishtinës nuk ngurrojnë të theksojnë simbolet kuqezi.