Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Ende ka kohë për të votuar”/ Ambasadori britanik në Kosovë, vëzhgon procesin e zgjedhjes në disa komuna
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka veçuar përvojën e tij nga vëzhgimi i zgjedhjeve, ai theksoi se procesi është në mënyrat demokratike dhe se ende kanë kohë të ushtrojnë të drejtën e tyre. Në një postim në rrjetin e tij në Facebook, ai bëri të ditur se ka vëzhguar nga afër zgjedhjet në Mitrovicën e Jugut, Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Banjskë. “Si gjithmonë, sot kam shijuar vëzhgimin e zgjedhjeve. Nga Mitrovica Jugore dhe Millosheva në Mitrovicë Veriore, Grabovci në Zveçan dhe Banjska, ishte mirë të dëshmonim këtë ditë të demokracisë. Ende ka kohë për të votuar!”, u shpreh ambasadori britanik.