“Efekti Maduro”, alarmohet Vuçiç, frika e tij nuk mund të fshihet më, si përfundoi Serbia e izoluar nga të gjitha anët

“Efekti Maduro”, alarmohet Vuçiç, frika e tij nuk mund të fshihet më, si përfundoi Serbia e izoluar nga të gjitha anët

Marsela SHYTIA Presidenti i Serbisë është i frikësuar. Fjalimi i tij pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilën ai e kryesoi dhe të cilën e thirri kryesisht për shkak të sulmit amerikan në territorin e Venezuelës dhe arrestimit të presidentit atje, u karakterizua nga frika se kjo mund t’i ndodhte edhe atij. Duke folur për një sulm të mundshëm ndaj Serbisë nga rajoni, domethënë forcimin e forcave mbrojtëse të vendit, ai inkurajoi elektoratin e tij, por edhe veten. Bashkëbiseduesit e medias serbe “Danas” thonë gjithashtu se ai është veçanërisht i shqetësuar nga paralajmërimet evropiane se veprimi kundër Nicolas Maduro është i ligjshëm sepse ai është një president i paligjshëm, i cili vodhi zgjedhjet dy herë. Gjithashtu, bashkëbiseduesit theksojnë se Venezuela është një pasqyrë...