E rëndë/ U qëllua me plumb qorr natën e Vitit të Ri, ndërron jetë 2-vjeçari

E rëndë/ U qëllua me plumb qorr natën e Vitit të Ri, ndërron jetë 2-vjeçari

Ka ndërruar jetë fëmija i cili natën e vitit të ri u godit me plumb qorr në kokë, në zonën e Gazibabës në Maqedoni të Veriut. Pavarësisht tentimeve dhe trajtimeve që iu dhanë në Neurokirurgji, fundi ishte fatal, shkruan KosovaPress. Fëmija qëndroi për 24 orë nën mbikëqyrjen e mjekëve, por siç njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë, shkalla e dëmtimit në tru, nuk lejoi ndërhyrje kirurgjikale. “Fëmija u pranua në Qendrën e Urgjencës dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u transferua për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë, në repartin e kujdesit intensiv. Ai u intubua, u vendos në ventilim mekanik, iu administrua terapi antibiotike dhe antiedematoze, si dhe ishte nën monitorim të vazhdueshëm 24-orësh. Shkalla e dëmtimit të indit trunor nuk lejoi ndërhyrje kirurgjikale....