E rëndë/ Shpërthim i fuqishëm në një pallat, raportohet për 2 të vdekur, dyshohet se…

E rëndë/ Shpërthim i fuqishëm në një pallat, raportohet për 2 të vdekur, dyshohet se…

Një tragjedi ka ndodhur sot (25 mars) në Volos të Greqisë. Një shpërthim i fuqishëm i mori jetën e dy grave në zonën e “Agia Paraskevi”. Tragjedia ndodhi pak para orës 15:00, kur një shpërthim i fuqishëm tronditi lagjen, duke shkaktuar panik tek banorët. Sipas “Protothema”, dy gratë që vdiqën ishin afërsisht 80 dhe 60 vjeçe. Në të njëjtën kohë, një person tjetër më i ri u plagos dhe u dërgua me ambulancë në spital për ndihmën e parë. Vlerësimet fillestare flasin për një shpërthim të një bombole gazi, ndoshta nga një sobë, megjithatë shkaqet e sakta po hetohen nga autoritetet kompetente.