E rëndë në Volos! Shqiptari plagoset në sy, arrestohet autori

E rëndë në Volos! Shqiptari plagoset në sy, arrestohet autori

Policia në Volos ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i akuzuar për plagosje të rëndë, armëmbajtje pa leje, posedim droge dhe qarkullim të parave të falsifikuara. Ngjarja ka ndodhur pas një debati të ashpër, ku sipas dëshmisë së një të riu shqiptar, autori dyshohet se e ka qëlluar atë në sy me një pistoletë ajrore, duke i shkaktuar dëmtime serioze. I plagosuri u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. 27-vjeçari u lokalizua gjatë orëve të natës nga forcat e policisë, teksa lëvizte me një automjet privat. Gjatë kontrollit në makinë, autoritetet gjetën dhe sekuestruan një kartëmonedhë 50 euro të dyshuar si e falsifikuar, çka çoi edhe në ngritjen e një akuze shtesë për qarkullim të parave false. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e...