Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
E rëndë/ 74-vjeçari plagos gruan, dhe i jep fund jetës, paraqitet në gjendje të rëndë në spital
Një incident i rëndë dhune në familje u registrua të dielën pasdite në Greqi. Ngjarja ndodhi në Gyzi ku një burrë 74-vjeçar sulmoi me thikë gruan e tij 68-vjeçare duke e plagosur në qafë. Më pas i dha fund jetës duke rënë nga çatia e një pallati. Gruaja u dërgua e gjallë në spital, ku po trajtohet në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi në një apartament gjatë një sherri mes çiftit. Menjëherë pas kësaj, autori dyshohet se është ngjitur në çatinë e një pallati apartamentesh ku ka rënë në boshllëk. Në trupi i tij u gjet një shënim ku shkruhej: “Nuk mund ta duroja më këtë situatë”. Thika e vrasjes u gjet gjithashtu pranë autorit të krimit.