Dyshohet se drejtonte rrjet trafiku kokaine në Itali, arrestohet 18-vjeçari shqiptar

Dyshohet se drejtonte rrjet trafiku kokaine në Itali, arrestohet 18-vjeçari shqiptar

Një adoleshent shqiptar, i dyshuar si drejtues i një rrjeti të shpërndarjes dhe trafikut të kokainës, është arrestuar në zonën e Rietit, në Itali. 18-vjeçari ishte prej kohësh nën mbikëqyrje nga policia, pasi dyshohej se qëndronte pas një rrjeti të njohur trafikimi në qendrën historike të qytetit, i cili frekuentohej nga një numër i madh klientësh, përfshirë edhe shumë të rinj. Operacioni u krye nga njësia antidrogë e Policisë së Rietit pranë “Piazza Cavour”, ku i riu u kap dhe u identifikua menjëherë. Më pas, autoritetet kryen kontrolle të mëtejshme, përfshirë edhe një bastisje në banesën e tij, e cila ndodhet në qendrën historike të qytetit. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti sasi droge dhe para të gatshme, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti...