Dy kongresistë amerikanë, Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë

Dy kongresistë amerikanë, Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë

Dy kongresistë kanë thënë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën mbetet e “fortë dhe dypartiake” në Kongresin amerikan, në letra të ndara dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Kongresisti republikan, Mike Lawler, tha në letrën e publikuar të premten nga Qeveria në detyrë: “Veprimet e fundit legjislative, duke përfshirë miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, nënvizojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj së ardhmes euro-atlantike të Kosovës”. Përpjekjet e tilla, thuhet tutje në letër, janë të domosdoshme për promovimin e stabilitetit afatgjatë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor. Kongresisti demokrat, George Latimer, shkroi në letrën e tij, po ashtu e publikuar të premten nga Qeveria në detyrë, se dëshiron ta theksojë “mbështetjen e fortë”...