Dita Kombëtare e Greqisë/ Ambasadorja greke: Mbështesim Shqipërinë për integrimin në BE!

Dita Kombëtare e Greqisë/ Ambasadorja greke: Mbështesim Shqipërinë për integrimin në BE!

Ambasada Greke në Tiranë zhvilloi një pritje me rastin e 205-vjetorit të pavarësisë së shtetit grek nga Perandoria Osmane. Në pritje morën pjesë Presidenti i Republikës, ministrat të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të opozitës. Në fjalën e saj ambasadorja e Greqisë Lamprini Komini tha se Greqia është e vendosur ta ndihmojë Shqipërinë për integrimin e saj në Bashkimin Europian, “Sot shënohen 205 vjet nga fillimi i Luftës Greke për Pavarësi të vitit 1821, një revolucion që vuri në lëvizje një sërë ngjarjesh, duke ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme fytyrën e kombit tonë dhe duke çuar, disa vite më vonë, në krijimin e shtetit modern grek. Si një shtet i ri me një histori sa vetë koha, Greqia lundroi me kujdes në ujërat e trazuara të...