Dështon zgjedhja e presidentit në Kosovë/ Kuvendi nuk plotësoi kuorumin, çështja kalon në Gjykatën Kushtetuese

Dështon zgjedhja e presidentit në Kosovë/ Kuvendi nuk plotësoi kuorumin, çështja kalon në Gjykatën Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën për zgjedhjen e presidentit të ri, e cila është zhvilluar në orët e fundit të skadimit të afatit kushtetues. Në seancën e jashtëzakonshme të së enjtes vonë, në sallë kanë qenë të pranishëm deputetët e koalicionit qeverisës të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ndërsa kanë munguar ata të opozitës dhe të partisë kryesore serbe, Lista Serbe. “Nuk ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin. Disa herë në këtë seancë u bëra apel deputetëve të cilët mungojnë që të vijnë dhe të jenë të pranishëm në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Situata është që ata nuk janë të pranishëm. Rrjedhimisht s’i kemi 2/3 e deputetëve”, ka thënë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka ndërprerë seancën. Pas...