Caktohet ora, Kosova tenton sonte të zgjedhë Presidentin e ri, por partitë nuk kanë propozuar asnjë emër zyrtarisht

Caktohet ora, Kosova tenton sonte të zgjedhë Presidentin e ri, por partitë nuk kanë propozuar asnjë emër zyrtarisht

Kuvendi i Kosovës është duke bërë përgatitjet përfundimtare për seancën që pritet ta mbahet sonte, për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, seanca është caktuar për në orën 19:00. Deri tani, në skenë kanë dalë dy emra, Glauk Konjufca e Andin Hoti, të cilët janë raportuar se do të propozohen nga Lëvizja Vetëvendosje për President të Republikës. Më herët, sot, grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje lidhur me çështjen, ama teksa orët po kalojnë, ende nuk është arritur një dakordësi apo marrëveshje mes palëve për një emër të përbashkët. Lëvizja Vetëvendosje, partia më e madhe parlamentare, ende nuk ka propozuar zyrtarisht një emër për këtë post, ndërsa zyrtarët e kësaj partie sot gjatë gjithë ditës i janë shmangur pyetjeve...