Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Bisedimet sekrete Prishtinë-Beograd, qeveria e Kosovës mohon të ketë zhvilluar takime në Zvicër
Qeveria e Kosovës ka mohuar raportimin e gazetës zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” për zhvillimin e “takimeve të fshehta” midis përfaqësuesve të saj dhe atyre të Serbisë në Zvicër, të cilat janë organizuar në kuadër të përpjekjeve të qeverisë zvicerane për të ofruar një platformë për dialog jozyrtar mes Prishtinës dhe Beogradit. Klisman Kadiu, zyrtar për shtyp, ka hedhur poshtë pretendimin e gazetës zvicerane se zëvendëskryeministri kosovar, Besnik Bislimi, ka takuar kryediplomatin serb, Marko Gjuriç, në Solothurn – qytet në pjesën verilindore të Zvicrës, midis Baselit dhe Bernës. “Në njërin nga këto takime në Zvicër ka qenë i ftuar si folës edhe zëvendëskryeministri Bislimi, por në atë takim nuk ka qenë pjesëmarrës Gjuriçi. Pra nuk ka patur asnjë takim në Zvicër me Gjuriçin dhe nuk e...