“Bëhuni pjesë e vendimmarrjes”/ Zgjedhjet në Kosovë drejt fundit, Kurti mesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni

“Bëhuni pjesë e vendimmarrjes”/ Zgjedhjet në Kosovë drejt fundit, Kurti mesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, teksa procesi zgjedhor po shkon drejt përfundimit. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Kurti thekson se kanë mbetur më pak se dy orë e gjysmë deri në mbylljen e vendvotimeve, duke nënvizuar se pjesëmarrja sa më e gjerë në zgjedhje rrit legjitimitetin e institucioneve të ardhshme. Reagimi i plotë: Të dashur qytetarë, Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të...