Ambasadori rus në Beograd: Sanksionet kundër Moskës do të çonin në ndërprerjen e bashkëpunimit me Serbinë
Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandër Bocan-Kharchenko, tha se nëse Serbia do të vendoste sanksione ndaj Rusisë, “vetë sanksionet do të çonin në ndërprerjen e bashkëpunimit” midis dy vendeve. “Nëse një vend i bashkohet sanksioneve, atëherë nuk ka bashkëpunim, sanksionet e pezullojnë automatikisht atë. Kjo nuk varet nga dëshirat e Moskës”, tha ambasadori për RTS, duke theksuar se Rusia dëshiron që marrëdhëniet me Serbinë të vazhdojnë dhe të zhvillohen. Ambasadori pranon se shkëmbimi tregtar midis Serbisë dhe Rusisë është në rënie, por thekson se kjo është një pasojë e drejtpërdrejtë e sanksioneve perëndimore kundër Moskës. “Serbia është e rrethuar nga vende që mbështesin regjimin e sanksioneve dhe për këtë arsye po përballemi me vështirësi, kryesisht në transport, logjistikë dhe financa”, shpjegoi Bocan-Harchenko, duke theksuar se...
Burimi:
sot.com.al