Alarm në qendër të Athinës/ Një motomjet i dyshimtë parkohet jashtë Bankës së Greqisë
Autoritetet në Athinë janë alarmuar pasi një motoçikletë e dyshimtë u vu re jashtë ndërtesës së Bankës së Greqisë. Mediat greke kanë raportuar se policia, zjarrfikësit dhe një njësi e Departamentit të Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese (TEEM) ndodhen në vendngjarje, duke kryer një inspektim të motomjetit. Policia ka bllokuar qarkullimin në zonë, duke ndërprerë aksesin për këmbësorët dhe automjetet, derisa të përfundojnë kontrollet dhe të përcaktohet nëse ka ndonjë rrezik.
Burimi:
sot.com.al