Aksidenti hekurudhor në Tempi/ Kaos në ditën e parë të gjyqit! Gjyqtarët shtyjnë seancën për në prill
Gjyqi për aksidentin më të rëndë hekurudhor në Greqi është shndërruar në kaos disa orë pasi filloi, me të afërmit e 57 personave të vrarë në fatkeqësi që bërtisnin: “Turp t’ju vijë”. Nga kjo situatë gjyqtarët u detyruan të shtynin seancën dëgjimore deri muajin tjetër. Trupi gjykues prej pesë anëtarësh thirri disa ndërprerje të hënën përpara se të njoftonte se seanca do të shtyhej deri më 1 prill. Rreth 350 dëshmitarë janë thirrur për të dëshmuar në një gjyq që mund të zgjasë me vite. Midis 36 personave që përballen me akuza janë zyrtarë të hekurudhave dhe menaxheri i stacionit, i cili rrëfeu se i kishte vendosur lokomotivat në të njëjtën shine, një gabim që bëri që dy trenat të lëviznin drejt njëri-tjetrit për 12...
Burimi:
sot.com.al