350 mijë euro të fshehura në murin e shtëpisë, Policia jep detaje në lidhje me operacionin në banesën e gjykatësit
Policia Financiare ka dhënë detaje shtesë nga bastisjet në Negotinë, ku në murin e një shtëpie u gjetën 350,000 euro. Sipas njoftimit të tyre bëhet me dije se objekti në Negotinë është pronë e prindërve të gjykatësit Gjoko Ristov. “Në kuadër të një hetimi të gjerë dhe kompleks që po e udhëheq Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Drejtoria e Policisë Financiare, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjatë fundjavës së kaluar ka realizuar një bastisje në një lokacion në Negotinë. Veprimet janë zhvilluar nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë Financiare, në koordinim me prokurorin publik kompetent. Bastisja është kryer në shtëpinë e prindërve të një personi – gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup, i dyshuar për veprën penale....
Burimi:
sot.com.al