Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi
Nga sot hyn në fuqi ulja e akcizës për 20 ditë për të përballuar rritjen e çmimeve të karburantit. Procedura për dekretin e karburanteve, e miratuar mbrëmë nga Këshilli i Ministrave, ka qenë e menjëhershme. Masa është publikuar në Fletoren Zyrtare me datë 18 mars 2026 dhe ulja e akcizës prej 25 centësh për litër hyn në fuqi që sot, më 19 mars. Dekreti i qeverisë parashikon një ulje prej 25 centësh për litër në çmimin e karburanteve. Kryeministrja Giorgia Meloni e cilësoi këtë si një masë kundër spekulimit dhe për të përmbajtur kostot shumë të larta të furnizimit me karburant. Ajo mblodhi papritur Këshillin e Ministrave në orën 19:00, edhe pse ishte në prag të nisjes për në Bruksel, për të miratuar këtë vendim....
Burimi:
javanews.al