Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest dashamirës”. Ministria e Jashtme e Spanjës njoftoi se pesë shtetas të saj janë liruar. Mes tyre është aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut me origjinë venezuelase-spanjolle, Rocío San Miguel, konfirmoi familja e saj për mediat amerikane. Ky hap vjen pas marrjes nën pranga të presidentit venezuelas, Nicolás Maduro, nga autoritetet amerikane në një operacion në kryeqytetin Caracas të shtunën, ku ai akuzohet për trafik droge në New York. Presidenti amerikan Donald Trump shkroi në rrjetin social Truth Social se lirimi i të burgosurve politikë, që është një kërkesë e gjatë e SHBA-ve, ishte “një gjest shumë i rëndësishëm dhe i mençur” nga Venezuela....