“Putini e ndihmoi personalisht Mojtaba Khamenein të operohej në Moskë”

“Putini e ndihmoi personalisht Mojtaba Khamenein të operohej në Moskë”

Lideri i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, dyshohet se është dërguar në Moskë për një operacion pasi u plagos gjatë sulmeve ajrore që goditën Teheranin në fund të shkurtit. Sipas raportimeve të britanikes The Mirror, ai është transportuar fshehurazi nga Irani me një avion ushtarak rus dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në një nga rezidencat presidenciale të presidentit rus Vladimir Putin. Media citon raportime të gazetës kuvajtiane Al-Jarida, e cila pretendon se operacioni është kryer në kushte të rrepta sekreti. Raportet thonë se Khamenei u plagos gjatë sulmeve të para ajrore të SHBA dhe Izraelit ndaj Teheranit më 28 shkurt. Në të njëjtat sulme mbeti i vrarë edhe babai i tij, ish-lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei. Ndërkohë janë shtuar spekulimet për gjendjen shëndetësore...