Putin: Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-it të sanksionuar serb

Putin: Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-it të sanksionuar serb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të premten se Moska “ka ide” se si mund të zgjidhet çështja e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), e cila është nën sanksione amerikane, dhe se bisedimet me Serbinë janë duke vazhduar. “Ne kemi ide se si, në çfarë mënyre dhe në çfarë drejtimi mund të ecim përpara së bashku. Një dialog i tillë është duke u zhvilluar me miqtë tanë në Serbi. Shpresojmë se do ta gjejmë zgjidhjen e duhur”, tha Putin, raportoi agjencia ruse e lajmeve TASS. Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër NIS-it më 9 tetor, pasi Rusia zotëron shumicën e aksioneve të saj. SHBA-ja ngul këmbë që kompanitë ruse, të cilat zotërojnë 56.2 për qind të aksioneve në industrinë serbe, të largohen nga...